loader image
Tel:
+383 (0) 48 398 398
Adresa:
Rr. Nënë Tereza, Fushë Kosovë, Kosovë, 12000
Email:
info@timber-ks.com

Dhoma e ditës apo salloni sido që ta quani është një hapësirë e çmuar që pasqyron të gjithë stilin tënd të shtëpisë. Për të gjithë ne·dhoma e ditës·është qendra e shtëpisë. Është vendi ku shoqëroheni dhe kaloni kohën me mysafirët tuaj. Është vërtetuar shkencërisht se një hapësirë për të pushuar ose argëtuar me mysafirët ndihmon në krijimin e një mjedisi më të qetë në shtëpi dhe dekoirimi i saktë luan një rol të madhë në krijimin e kësaj ndjenje. Dhomat e ditës moderne krijojnë një ndjenjë të thellë të hapësires dhe funksionaliteti i tyre i bën ato ideale për të gjitha llojet e aktivitetit, që nga leximi deri te shijimi i një shfaqjeje televizive romantike të orëve të vona.

Lloje të ndryshme të dizajneve moderne të dhomës së ditës·mund të krijojnë një hapësirë shumë qëllimëshe që është si çlodhëse ashtu edhe ideale për të argëtuar mysafirët me lehtësi. Qoftë nëse jeni duke kërkuar frymëzim për një renovim të plotë apo thjesht dëshironi t’i jepni hapësirës suaj një freskim të shpejtë, ne ofrojmë·ide të ndryshme të dekorimit të dhomës së ditës·dhe këshilla stilimi për t’ju ndihmuar të dekoroni dhomën ashtu siç e keni dëshiruar gjithmonë.

Ndërsa filloni të shfletoni idetë e dekorimit të dhomës së ditës për shtëpinë tuaj, mendoni për qëllimin e dëshiruar të hapësirës dhe përqendrohuni në gjërat bazë, të tilla si mbajtësja e televizorit ose dekorimi i murit. Kur të konsideroni ide të ndryshme moderne të dhomës së ditës, do të dëshironi që ajo të jetë një hapësirë që i bën familjarët dhe mysafirët tuaj të ndjehen rehat, por është gjithashtu funksionale për jetesën e përditshme. Frymëzohuni nga·koleksionet tona më të mira të cilat kanë·një dizajn modern dhe të rehatshëm, të karakterizuar nga materialet më të mira në dispozicion.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Awesome Works
Awesome Works

Related Posts

sqShqip